Takim Koordinues ndërmjet AMRKS dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Momente gjatë takimit koordinues të Drejtorit të Akademisë Tempulli z. Muhamed Krasniqi dhe drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku, rreth përgatitjeve finale të organizimit të Konferencës së 8-të vjetore Ndërkombëtare “Mobiliteti i mençur – E ardhmja e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, e cila do të mbahet me datë 20 janar 2022 (e enjte), nga ora 12:00-17:00 me prezencë fizike në selinë e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe me mundësi transmetimi online.

Konferenca organizohet nga Asosacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS në bashkëpunim me Akademinë Tempulli  dhe Institutin për Siguri Rrugore dhe Hulumtime të Transportit dhe përkrahet nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimet e radhës që do të vazhdojnë mes të dy institucioneve si realizimi i punës praktike së studentëve, organizimi i tryezave të diskutimit dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta të bashkëpunimit.

Falënderojmë Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe Drejtorin Mazreku për bashkëpunimin e shkëlqyer për shumë vite.

Punë të mira na presin bashkërisht në këtë vit.