Takim i forumit të Kosovës për siguri në rrugë
Prishtinë, 14 Maj 2015
Takimi i radhës i Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë është fokusuar në shpalosjen e aktiviteteve të zhvilluara në pesë mujorin e parë të vitit 2015 si dhe përgatitjet për organizimin e edicionit të tretë të garave me nxënës në shkallë vendi “Siguria në rrugë”. Ky aktivitet tashmë tradicional zhvillohet nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me MASHT-in dhe përkrahet nga Forumi i Kosovës për sigurinë në rrugë.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit nga Policia e Kosovës, MASHT, Tempulli, AMRKS, OSBE, Federata e Autoshkollave, Komiteti i Këshillit të prindërve, Asociacioni i Komunave të Kosovës, etj.
Përveç temave të cilat ishin të caktuara, gjatë takimit kishte edhe diskutime dhe shkëmbime të ideve për zhvillimin dhe organizimin të aktiviteteve, të cilat në fokus të tyre kanë vetëdijesimin e qytetarëve për sigurinë në rrugë dhe njëkohësisht përpjekjet për përmirësim dhe rritjen e sigurisë rrugore.