AMRKS në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës gjatë sezonit veror kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme, me qëllim përmirësimin e gjendjes së sigurisë rrugore në këtë rajon dhe vetëdijesimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për një në sjellje më të kulturuar në rrugë.

Agjenda e aktiviteteve:

  • Tryezë e rrumbullakët “Vizioni zero i aksidenteve në rrugë”, mbajtur në Prishtinë, me datë 31 Maj 2016.
  • Punëtori: “Gjendja e sigurisë rrugore në komunat Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj”, mbajtur në Mitrovicë, me datë 15 Qershor 2016.
  • Dizajnimi, shtypja dhe shpërndarja e librave për ngjyrosje për nxënësit e shkollave fillore në këtë rajon.
  • Dizajnimi, shtypja dhe vendosja e billboard-ve me mesazhe për siguri në rrugë në lokacionet më të frekuentuara në rajonin e Mitrovicës.
  • Dizajnimi, shtypja dhe vendosja e posterave me mesazhe për siguri në rrugë në lokacionet pranë shkollave, rrugëve dhe dyqaneve në rajonin e Mitrovicës.
  • Hartimi dhe shpërndarja e pyetësorëve tek banorët në rajonin e Mitrovicës, me qëllim identifikimin e shkaktarëve që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes në rrugë.

Abonohu për më të rejat nga ne!