Me kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë vit është shënuar Java e Pestë për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara.

Kjo javë është fokusuar në udhëheqjen (lidershipin) për sigurinë në rrugë. Është e njohur gjerësisht se lidershipi më i fortë për sigurinë në rrugë është i nevojshëm për të arritur qëllimet globale. Kampanja kryesore nën ombrellën e së cilës do të zhvillohen të gjitha aktivitetet është SaveLIVES#SpeakUp.

Aktivitetet për shënimin e Javës së Pestë për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara u oraganizuan nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” me përkrahje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës dhe partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë.

Agjenda e aktiviteteve:

6 Maj 2019-Shpalosja e aktiviteteve në kuadër të Javës së Pestë për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara dhe publikimi i broshurave për siguri në rrugë (ora 10:00 në Kolegjin Tempulli).

7 Maj 2019-Shpërndarja online e pyetësorit me qëllim marrjen e mendimit të qytetarëve lidhur me faktorët që mund të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale të sigurisë në rrugë.

8 Maj 2019-Tryezë e rrumbullakët:  #SpeakUp-Të gjithë mund të jemi lider për siguri në rrugë (ora 10:00-12:00 në Kolegjin Tempulli).

10 Maj 2019-Manifestimi qendror në kuadër të Edicionit të shtatë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”, ku nxënësit e  shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komuna të ndryshme të Kosovës garojnë me biçikleta që nënkupton testimin e nxënësve për shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletës (ora 12:00-15:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”).

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!