SaveKidsLives

 

Çdo ditë më shumë se 500 fëmijë humbin jetën si pasojë e aksidenteve në trafik dhe mijëra të tjerë lëndohen. Andaj, për të ulur këtë numër të gjithë ne duhet të ofrojmë mbështetjen tonë për kampanjën  #SaveKidsLives, e kjo bëhet  duke nënshkruar Deklaratën e fëmijëve për siguri në rrugë.

#SaveKidsLives është kampanjë ndërkombëtare për Javën e tretë të Kombeve të Bashkuara për sigurinë në rrugë. Kjo kampanjë është thirrje për kujdes ndaj jetës së fëmijëve anë e kënd botës dhe operon duke u bazuar në  parimet e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020.

Mënyra më e mirë për mbështetje të saj është:

1. Shkarko këtë tabelë

signboard_i_signed_up_to_savekidslives.pdf

2. Shkruaj një mesazh për siguri në rrugë

3. Realizo një foto

4. Posto foton në Facebook me mbishkrimin  #Safie ose#SaveKidsLives në këtë adresë:

https://www.facebook.com/pages/AMRKS/394168837354328?ref=hl

Duke nënshkruar këtë Deklaratë ne ndihmojmë në:

- Në uljen e numrit të vdekjeve si pasojë e aksidenteve në trafik,

- Të bëhet thirrje për udhëheqësit tanë që sigurinë në rrugë ta vendosin si çështje prioritare

- Të përkrahim thirrjen e fëmijëve, e cila është e thjeshtë SIGURI NË RRUGË.

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

º Prishtinë
º Pejë
º Prizren
º Gjilan
º Mitrovicë
º Ferizaj
º Tiranë
º Shkup
Kontakti

AMRKS

Str. Eduard Lir nr. 158, Arbëria

10000 Prishtina, Republic of Kosovo

(0) 800 50800

Email: info@amrks.org