Gjendja e Sigurisë Rrugore në Komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderaj
Mitrovicë, 15 Qershor 2016
Jemi në sezonin veror dhe mundësitë për shtimin e numrit të aksidenteve në trafik janë gjithnjë më të madha, kjo edhe për shkak të fluksit të atdhetarëve që do vizitojnë Kosovën në këtë periudhë.
AMRKS, përkatësisht Forumi i Kosovës për siguri në rrugë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, organizoj në Mitrovicë një punëtori ku fokus kryesor ishte gjendja aktuale e sigurisë rrugore në Komunat Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.
Qëllim i kësaj punëtorie, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kuvendet Komunale, ekspert nga Kolegji “Tempulli” dhe AMRKS ishte diskutimi lidhur me mesazhet që duhet të përçohen tek qytetarët, me qëllim ngritjen e vetëdijësimit të tyre që secili nga ne në trafik duhet të kujdeset për veten dhe të tjerët, me fjalë të tjera secili nga ne duhet të ketë një kulturë të sjelljes në trafik.