INSTRUKTOR I VOZITJES

Programi për instruktor të vozitjes ,si të bëhem instruktor i vozitjes?

Zgjedhja e juaj natyrale edhe për këtë program,  për të gjitha kategoritë e vozitjes A1, A, A, C1, C, D, D1, B+E, C1+E, C+E, D1+E, dhe D+E, M, L dhe T.

Qëllimi i trajnimit

Tempulli që nga viti 2006 organizon edhe shkollimin-aftësimin e kandidatëve për instruktor të vozitjes për të gjitha kategoritë.

Aftësimi i kuadrove për instruktorë e plotëson mozaikun në komunikacion. Kandidatët pas kryerjes me sukses të këtij shkollimi, do t`i përcjellin aftësitë dhe përvojën e tyre te kandidatët  fillestar për ngasës të automjeteve të të gjitha kategorive. Shumë të dhëna flasin në favor të nevojës për fillimin sa më të shpejtë të aftësimit të instruktorëve të tillë, nga të cilat do të përmendim faktin se sot në Kosovë qarkullojnë mbi 600,000 automjete të ndryshme, një numër i madh i të cilave drejtohen nga persona që nuk posedojnë leje të ngasjes, pastaj faktin tjetër se në Kosovë po ashtu punojnë mbi 300 auto shkolla private.

Lëndët mësimore – pjesa teorike

 Bazat e teorisë mësimore – Didaktika

 Bazat e psikologjisë dhe etika në komunikacion

 Bazat e komunikimit në gjuhën shqipe

 Rregullat dhe siguria në komunikacion

 Njohuritë mbi mjetin motorik

Lëndët mësimore – pjesa praktike

• Ngasja e mjetit motorik

• Ngasja personale e mjetit motorikë

• Ngasja didaktike e mjetit motorikë

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

-Dëftesat e shkollës së mesme

-Diploma e shkollës së mesme

-Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

-Patentë shoferi i Republikës së Kosovës

-Certifikata mjekësore për Instruktor

-Vërtetim nga Gjykata Komunale

-Përvoja në vozitje me patentë shofer së paku tri vite

Programi profesional përfshinë këto lëndë

Pjesa teorike:

1. Bazat e teorisë mësimore (Didaktika-Andragogjike)

2. Psikologjia dhe etika në komunikacion

3. Bazat e komunikimit në gjuhën shqipe

4. Rregullat dhe siguria në komunikacion

5. Njohuritë mbi mjetin motorikë

Pjesa praktike:

1. Ngasja e mjetit motorikë

2. Ngasja didaktike e mjetit motorikë

Motivohet konkurrimi i gjinisë femërore.

Çka duhet të dimë …

Ligjëratat mbahen në kohëzgjatje prej tre muajve

Orari caktohet në marrëveshje me kandidatët

Kryesisht ligjëratat mbahen të shtunave dhe dielave

Shkollimi për Instruktor të vozitjes organizohet edhe me ushtrime nga pjesa praktike (16 orë ngasje)

Pas përfundimit me sukses të shkollimit në programin për instruktor të vozitjes lëshohet Certifikatë Profesionale.

SEMINARET PËR INSTRUKTOR

Programi për organizimin e seminareve, aftësimeve dhe trajnimeve për instruktorët e licencuar të vozitjes, dhe ligjërues  profesional në auto shkollë.

Këto programe zhvillohen duke u bazuar në Udhëzimet Administrative Nr. 2008/11, Nr. 2008/5, dhe Nr. 2008/9 të MTPT-së

Organizimi i seminareve

Organizimi dhe zhvillimi i seminareve të detyrueshme bëhet sipas programit të veçantë të hartuar nga Tempulli dhe të aprovuar nga MI.

Tempulli si institucion i autorizuar nga MI-ja, organizon seminaret për të gjithë instruktorët e licencuar të vozitjes, të cilët ushtrojnë profesionin e shofer instruktorit.

Qëllimi

Seminaret kanë për qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e njohurive të instruktorëve të licencuar dhe ju dedikohen posaçërisht instruktorëve për plotësimin e kushteve ligjore për përtrirjen e licencës nga MI-ja.

Kushtet për organizimin e seminareve

Seminaret organizohen të paktën dy herë në një vit kalendarik, në përputhje me planin e vendosur, duke u bazuar në numrin e instruktorëve, të cilët i detyrohen këtyre seminareve  me qëllim të plotësimit të kushteve për ri-licencim.

Ligjërues në seminare janë instruktorë të dëshmuar në profesion, specialist të fushës, profesionistë të certifikuar në lëmi specifike nga aftësimi i ngasësve për patentë shoferë.

Dokumentet e nevojshme

-Aplikacioni

-Fletëpagesa

-Dëshminë për përgatitjen profesionale për shofer instruktor (licenca ose vërtetimi nga Ministria e Infrastrukturës)

-Patentë shoferi

-Letërnjoftimi i vlefshëm

Seminaret dhe vlerësimet e rezultateve të nxënies të shoferë instruktorëve i zhvillon Tempulli

MI-ja udhëheqë procedurat e licencimit të shofer instruktorëve

Të drejtën për pjesëmarrje e kanë vetëm personat e licencuar për shofer instruktor

Çka pas përfundimit të seminareve

Shofer instruktorët të cilët verifikohet se kanë qenë të rregullt në seminar, pas përfundimit të seminarit do të pajisen me certifikata për pjesëmarrje.

LIGJERUESIT NË AUTO SHKOLLA

Programi për ligjërues profesional në auto shkolla.

Këto programe zhvillohen duke u bazuar në Udhëzimet Administrative Nr. 2008/11, Nr. 2008/5, dhe Nr. 2008/9 të MTPT-së

Qëllimi i programit

Qëllimi i këtij programi është të përcaktohet programi i provimit profesional, procedura e licencimit për ligjërues profesional për aftësimin e kandidatëve nga pjesa teorike për patentë shofer.

Programi i provimit profesional  përfshin:

-Dispozitat që kanë të bëjnë me aftësimin e kandidatit për shofer

-Dispozitat e komunikacionit dhe rregullat e sigurisë

-Psikologjia e të mësuarit të kandidatit për shofer

-Didaktika

-Teknika e komunikacionit

-Njohja e mjetit motorik;

-Metodika e të mësuarit.

Dokumentacioni për paraqitjen e provimit profesional

-Për paraqitjen e provimit profesional kandidati duhet të paraqes këto dokumente

-Aplikacioni

-Fletëpagesa;

-Dëshmia për përgatitjen profesionale

-Patentë shoferi

-Letërnjoftimi apo pasaporta.

Organizimi i provimit profesional

Provimi profesional organizohet në tri pjesë me:

shkrim-test

prezantimi i temës(orës mësimore)

përgjigje me gojë

Çka pas përfundimit të provimit

Kandidati i cili e jep provimin në tërësi i lëshohet vërtetimi i cili vlen deri në lëshimin e  licencës.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!