Presidenti I FIA-s Jean Todt vizitoi Kosovën

Prishtinë, 27 Maj 2016

 

Presidenti i FIA-s z.Jean Todt, njëherësh i ngarkuar i posaçëm nga OKB për sigurinë botërore në rrugë, në javën e fundit të muajit Maj vizitoi Kosovën.

Gjatë vizitës së tij Presidenti Jean Todt u prit nga krerët më të lartë të pushtetit qendror dhe lokal të Kosovës, me këtë rast nga të gjithë kërkojë angazhim për përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe marrjen e masave të tjera konkrete me qëllim ndalimin e vdekjeve si pasojë e aksidenteve në trafik.

Ai bashkë me qeveritarët tanë përmes shkrimit të mesazheve për siguri në rrugë, treguan mbështetjen e tyre për kampanjën botërore #SaveKidsLives. Kjo nuk është hera e parë që Kosova bëhet pjesë e kësaj kampanje, sepse gjatë vitit të kaluar AMRKS ka zhvilluar aktivitete në kuadër të #SaveKidsLives, si shkrimi i mesazheve për siguri në rrugë nga qytetarët, shpërndarja dhe nënshkrimi i Deklaratës së fëmijëve nga mbarë bota që është thirrje e tyre drejtuar të rriturve dhe institucioneve që të bëjnë më shumë për tu mundësuar atyre lëvizje të lirë.
Sukseset e garuesve Kosovar dhe të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës (FASK) në arenën ndërkombëtare, janë meritor për realizimin e vizitës së z.Jean.