“Pozicionimi i Shqipërisë kundrejt sigurisë rrugore të BE-së”

Tiranë, 6 Korrik 2016

Këtë herë ishte Tirana vendi që bëri bashkë ekspert vendor dhe ndërkombëtar për të diskutuar lidhur me sigurinë rrugore. Ky aktivitet ishte edhe një mundësi shtese për shkëmbim të njohurive dhe eksperiencës në mes të pjesëmarrësve.

Me prezantimet e tyre kontribuuan Ministri i transporteve të Shqipërisë, z. Haxhinasto, përfaqësuesit e World Bank, Polytechnic University of Tirana, Director of Traffic Police, Ministry of Interior, Albania, TAP Representative, SHELL, NAVAK Training Center, Serbia, InterAlbanian Insurance Company, Technical University of Athens, Greece, General Director of the Roads Directorate from Albania, AMRKS, La Sapienza University, Rome, Regional Manager for Opel Southeast Europe, Aleksander Moisiu University, etj. Kurse, nga Kosova ishte përzgjedhur z. Muhamed Krasniqi-themelues i AMRKS-së të prezantoj para pjesëmarrësve aktivitetet dhe këndvështrimet nga Kosova kundrejt çështjes së sigurisë rrugore.

Sponsorët e kësaj konference, janë Avis Rent A Car Shqipëri dhe TAP (Trans Adriatic Pipeline).