Për herë të dytë në Kosovë shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë
Prishtinë, 21 Shtator 2018
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës vetëm gjatë muajit Gusht të këtij viti, janë shënuar 1450 aksidente, ku 9 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Falë punës të përbashkët të institucioneve tona të cilat merren me çështjet e sigurisë në rrugë, trendi i numrit të aksidenteve ka filluar të zvogëlohet. Krahasuar me vitin e kaluar këtë vit siguria në rrugë shënon një rritje të lehtë, me më pak aksidente të të gjitha kategorive.
Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” me mbështetje nga Oda Ekonomik Gjermano Kosovare “OEGJK” përmes një tryeze diskutimi për herë të dytë në Kosovë shënuan Ditën Evropiane pa viktima në rrugë.
Dita Evropiane pa viktima në rrugë është lansuar për herë të parë në vitin 2016 nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe që nga atëherë përkrahet nga Komisioni Evropian. Qëllim kryesor i kësaj iniciative është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Evropës gjatë kësaj dite.
Në hapje të tryezës mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj, i cili theksoj :“Nga marrja e mandatit prioritet ka qenë krijimi i sigurisë në trafik. Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq. Tashmë është krijuar edhe Task-Forca për siguri në trafik me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse. Pas përfundimit të punës së këtij komisioni do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë. Kurse, sipas raporteve të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënie të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar”.
Kurse, Drejtori i Kolegjit “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi theksoj se ndonëse gjatë muajve të verës kishim një situate të rënduar në sigurinë rrugore e cila nuk ishte vetëm shqetësuese por ishte shumë alarmante, me një numër të konsideruar të aksidenteve në rrugë me viktima dhe të lënduar. Sipas tij, shikuar në përgjithësi te të gjitha kategoritë e aksidenteve, falë punës së përbashkët të institucioneve tona të cilat merren me çështjet e sigurisë në rrugë, trendi i numrit të aksidenteve ka filluar të zvogëlohet. Krahasuar me vitin e kaluar këtë vit siguria në rrugë shënon një rritje të lehtë, me më pak aksidente të të gjitha kategorive, rrjedhimisht masat shtrënguese të marra nga MPB, MI dhe Policia e Kosovës po japin rezultate në terren.
Tryeza bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe akterët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend, ku ndër të tjera u diskutuan edhe çështjet si:
• Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;
• Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
• Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.
Me njohuritë dhe eksperiencën e tyre në këtë tryezë kontribuan përfaqëues nga Policia e Kosovës, Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor, OSBE, Kolegji “Tempulli”, Byroja Kosovare e Sigurimeve, AMRKS dhe Auto Kaçandolli.