Paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në Trafik për shkak të borës dhe akullit në rrugët e Kosovës

Prishtinë 11 Janar 2021

 

Paralajmërohen të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin absolutisht shpejtësinë e lëvizjes së kushteve të rrugës, edhe nëse shpejtësia e tyre do të jetë më e ulët sesa përkufizimi i lëvizjes me shenja të trafikut. Të përdorin goma dhe pajisje dimërore, sepse sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet e borës dhe të shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe të shoqërohen me akull dhe ngrica nëpër vende të caktuara.

Paralajmërohen të gjithë këmbësorët që për shkak të borës, hapësirat për ecje dhe trotuaret do të janë të lagura dhe me ngrica, rrjedhimisht të rrëshqitshme dhe në disa vende formohen shtresa të holla të akullit, prandaj ne ju rekomandojmë të gjithë këmbësorëve që të jenë shumë të kujdesshëm.

 

Kujdes dhe shtoni vigjilencën kur jeni në rrugë!