Operatorët e transportit rrugor të mallrave të cilët nuk janë të regjistruar në  Kosovë (operatorët e huaj), nuk mund të operojnë në territorin e Kosovës pa leje të posaçme për hyrje dhe të kalojnë transit pa leje transite, përveç automjeteve të KFOR-it, UNMIK-ut dhe operatorëve të transportit rrugor të mallrave të cilët kanë leje CEMT ose që është rregulluar me marrëveshje bilaterale.

Të gjitha shërbimet në transport kanë bazë ligjore ose  janë të parapara me udhëzimet administrative (UA) të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilat definojnë veprimet e caktuara në transportin e udhëtarëve. Shërbimet profesionale kanë të bëjnë me operatorët në transportin rrugorë të udhëtarëve, në transportin e rregullt të udhëtarëve me autobus, transportin e lirë të udhëtarëve me autobus, transportin për nevoja vetanake të udhëtarëve, transportin taksi, transportin për qasje dhe kalim transit nëpër territorin e Kosovës.

PËRKUFIZIMET LIGJORE KANË KËTË KUPTIM:

“Leje e transportit” – nënkupton aktin e caktuar me këtë ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare në bazë të cilës kryhet transporti rrugor i udhëtarëve ose i mallrave;

“Marrëveshje ndërkombëtare” nënkupton çdo marrëveshje bilaterale ose multilaterale e cila e detyron Kosovën dhe e cila ka të bëjë me transportet në komunikacionin rrugor;

“Transport në komunikacionin rrugorë” nënkupton çdo transport të udhëtarëve ose të mallrave, duke përfshirë edhe ngasjen e automjetit të zbrazët ose të pangarkuar;

“Operator i Transportit” nënkupton personin fizik ose juridik, vendor ose të jashtëm i cili posedon licencën për kryerjen e veprimtarisë së transportit në komunikacionin rrugor;

“Operator transportues i jashtëm”– nënkupton personin fizik ose juridik i cili posedon licencën e shtetit të vet për kryerjen e transportit të udhëtarëve ose të mallrave ose i cili kryen transportin për nevoja vetanake, kurse selinë/vendqëndrimin e ka në shtetin tjetër;

“Transport transit” nënkupton transport i udhëtarëve ose të mallrave nëpër territorin e Republikës së Kosovës pa hyrjen ose daljen e udhëtarëve, përkatësisht pa ngarkuar ose shkarkuar mallrat në Kosovë;

“Tarifë” – akt i cili përmban çmimin lidhur me kryerjen e shërbimeve dhe kushteve tjera transportuese;

“Terminali i mallrave” nënkupton një objekt me sipërfaqe përcjellëse që të ofrojë shërbime për pranimin dhe përcjelljen e automjeteve transportuese të operatorëve transportues;

“Person përgjegjës” nënkupton personin, në emrin e të cilit është regjistruar automjeti apo në emrin e të cilit automjeti kërkohet të regjistrohet sipas Ligjit Nr. 02./L- 70 Për sigurinë në komunikacionin rrugorë.

“Automjet” nënkupton mjetin me fuqi motorike, (duke përfshirë veturat, kombibusët , automjetet për shërbime komunale, minibusët, autobusët, kamionët, traktorët dhe rimorkiot, i cili lëviz në rrugë me përjashtim të mjeteve të cilat lëvizin mbi binarë.

“Automjet i huaj” – nënkupton të gjitha automjetet e regjistruara jashtë territorit të Kosovës.

“Taksa ekologjike” nënkupton një taksë vjetore ekologjike që vihet për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e  Kosovës dhe ato që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Taksat rrugore” nënkupton  një taksë vjetore rrugore për automjetet e huaja transportuese të regjistruara jashtë Republikës së Kosovës.

(theksime nga Ligji për sigurinë në komunikacion rrugor 02/L-70 sipas ueb faqes zyrtare www.mi-ks.net)

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!