Manifestimi qëndror në kuadër të Edicionit të katërt të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”

Prishtinë, 13 Maj 2016

 

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe AMRKS së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me përkrahjen nga Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, organizuan edicionin e katërt të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”. Këtë vit pjesë e aktivitetit ishin gjithsejtë 20 SHFMU nga 6 komuna të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Suharekë dhe Mitrovicë).
Në hapje të manifestimit qendror foli z. Muhamed Krasniqi, Drejtor i Kolegjit Tempulli, z. Lutfi Zharku, Ministër i Infrastrukturës, znj. Anila Statovci, Zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Kolonel Sheremet Ahmeti, nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë nga institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Ministri i Infrastrukturës z. Lutfi Zharku tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje ta përkrah këtë aktivitet të rëndësishëm për fëmijët e Kosovës. Ndërsa zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, tha se MASHT, e ka për detyrë që t’i edukojë fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm në mësim por edhe për jetën.
Kësaj radhe në garat republikane fituan:
Grupi i parë:
I. Ylli Haxha, SH.F.M.U. „Ismajl Qemajli“, Mitrovicë e Jugut

II. Gentrit Hyseni, SH.F.M.U. „Lumni Surdulli“, Gadime e Epërme-Lipjan

III. Gresa Bruqi, SH.F.M.U. “ Ismajl Qemajli”, Prishtinë

Grupi i dytë:

I. Vigan Havolli, SH.F.M.U „Shkolla Model“, Prishtinë

II. Deniz Azemi, SH.F.M.U “ Vezir Jashari”, Ferizaj

III. Blinera Vlladi, SH.F.M.U “Afrim Abazi”, Ferizaj