Linku për pjesëmarrje në Konferencën e 9-të ndërkombëtare për sigurinë rrugore
Sikurse edhe në të kaluarën edhe sivjet në muajin e parë të këtij viti, Kosova tubon ekspertët vendor dhe ndërkombëtar të fushës së inxhinierisë së trafikut, transportit dhe të sigurisë rrugore. Për të nëntën herë me radhë Akademia Tempulli, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS dhe Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, organizojnë konferencën ndërkombëtare me qëllim të provimit të sigurisë rrugore dhe uljes së aksidenteve në trafik. Konferenca do të zhvillohet në frymën e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, si kontribut shtesë i përmirësimit të sigurisë rrugore, rrjedhimisht parandalimit të aksidenteve rrugore.
Konferenca e sivjetme do të zhvillohet në dy panele të zgjeruara, me 16 folës nga vendi, rajoni dhe Evropa. Pjesëmarrës në këtë konferencë përveç institucioneve vendore nga niveli qendror dhe lokal, do të marrin pjesë Policia e Kosovës, ekspertë të fushës, hulumtues të rinj, profesor dhe studentë. Nga institucionet ndërkombëtare do të marrin pjesë IRU Academy me seli në Gjenevë, Zvicër, Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit ECTS, me seli në Bruksel, Belgjikë, Federata Ndërkombëtare e Rrugëve IRF, me seli në Gjenevë, Zvicër, Programi Ndërkombëtar për vlerësim të rrugëve iRAP, me seli në Bruksel, Belgjikë, profesor nga Universitetet publike të shkencave teknike nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia.
Konferenca mbështetet nga Byroja Kosovare e Sigurimit BKS.
Konferenca mbahet me 25 Janar, 2023 në Hotel Sirius, dhe fillon nga ora 10:00 ndërkaq linku për pjesëmarrje online është https://us02web.zoom.us/j/89204474200
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.