Lansimi i aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në aksidente në trafikun rrugor
Momente gjatë lansimit të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në aksidente në trafikun rrugor.
Aktiviteti i sotshëm u mbajt në fshatin Lebanë (Rruga për Podujevë).
Aktivitetet e #WDoR2021 do të zgjasin 3 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së:
✓ 18 nëntor, 2021, ora 10:00 – Lansimi i aktiviteteve për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, lokacioni Lebanë (Rruga për Podujevë);
✓ 19 nëntor, 2021 ora 10:00 – Tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në rrugë”, lokacioni Akademia Tempulli;
✓ 21 nëntor, 2021 ora 18:00 – Ndezja e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik (Teatri Kombëtar).
#WDoR2021 vë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.