KosovoRAP mban takimin themeltar
Prishtinë 30 Mars 2022
AMRKS si organizatë e licencuar nga EuroRAP për zhvillimin e skemës kombëtare rrugore për territorin e Kosovës, mbajti takimin e parë me përfaqësuesit e Akademisë Tempulli, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike/Universiteti Publik i Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Policisë së Kosovës dhe Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport. Udhëheqësi i KosovoRAP-it, profesor Muhamed Krasniqi prezantojë në detaje Programin për Vlerësimin e Rrugëve në Kosovë duke falënderuar secilin pjesëmarrës për kontributin profesional në jetësimin e këtij programi edhe në vendin tonë. Gjatë këtij takimi është bërë edhe emërimi i përbërjes së Këshillit Kombëtar të KosovoRAP-it dhe është vendosur që ky Këshill të përzgjedh një segment të rrjetit rrugor në Kosovë që konsiderohet më i rrezikshmi për shkak të aksidenteve rrugore. Ky segment rrugor me ndihmën e EuroRAP-it do të auditohet sipas protokolleve dhe standardeve evropiane të sigurisë rrugore. Takimi është zhvilluar në një ambient mjaft bashkëpunues dhe profesional me pjesëmarrjen aktive të secilit përfaqësues.