Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare “Sfidat e mobilitetit të Transportit dhe Siguria publike”
Vushtrri, 24 janar 2020
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e shtatë ndërkombëtare “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”. Konferenca e cila është bashkë organizuar me Kolegjin Tempulli dhe me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjatë kësaj konference janë prezantuar disa hulumtime shkencore rreth sigurisë publike, sigurisë në rrugë.
Në konferencë morën pjesë edhe zyrtar dhe përfaqësues ndërkombëtar të partnerëve të AMRKS nga Evropa. Në këtë konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Kolegjit Tempulli Muhamed Krasniqi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili ishte në detyrën e përfaqësuesit së institucioneve të tjera të sigurisë në vend, si dhe studentë nga Kolegji Tempulli dhe Fakulteti i Sigurisë Publike.
Ndryshe gjatë kësaj konference u tha se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 16 mijë e 199 aksidente ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 113 persona.