Sjellja dhe kultura në komunikacion, përkatësisht siguria në rrugë dhe (mos) veprimet tona karshi kësaj çështje, janë matës mjaft i rëndësishëm i zhvillimit dhe integrimit të shoqërisë kosovare në raport me shoqëritë rajonale dhe evropiane. Ngritja e këtij shqetësimi karshi neve, por edhe karshi vendeve të zhvilluara nuk do të shihet si ngecje në zhvillimin e shoqërisë tonë, por përkundrazi do të kuptohet si zhvillim i vetëdijës dhe mençuri në trajtimin e kësaj dukurie.

Aktivitetet për sigurinë në rrugë janë mjaftë të rëndësishme por edhe të dobishme për gjithë shoqërinë. Ne jemi të inkurajuar nga suksesi dhe jehona që patën aktivitetet e deritashme për sigurinë në rrugë, të zhvilluara nga Forumi për siguri në rrugë. Organizimi i kësaj konference rrjedhimisht vjen nga suksesi i konferencës paraprake ‘Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë’  e cila ishte organizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim Shkencë dhe Teknologji. Konferenca është planifikuar të tubojë profesorë dhe ekspertë të fushës së sigurisë rrugore, me theks të posaçëm nga shtetet e Ballkanit juglindor.

Në këtë konferencë do të bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Forumit për Siguri në Rrugë, i cili vepron në kuadër të AMRKS (Asociacioni Kosovar i Motorizimit) dhe KFV (Austrian Road Safety Board).

Duke u bazuar në rolin dhe rëndësinë e konferencave të kësaj natyre, të cilat fokus kanë parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve në rrugë si pasojë e aksidenteve të komunikacionit do të ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj në punimet e konferencës.

Prezantimet

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!