Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë organizuan edicionin e shtatë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”.
Aktivitetet e zhvilluara tash e shtatë vite në kuadër të këtij projekti kanë dhënë fryte për sa i përket edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në rrugë, njëkohësisht kanë ndihmuar edhe në identifkimin e njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut.
Këtë vit MASHT-i ka vendosur se pjesë e këtij edicioni të jenë shkolla nga Komuna e Drenasit, Dragashit, Istogut, Klinës, Fushë Kosovës, Mitrovicës, Lipjanit, Obiliqit, Podujevës, Prishtinës, Vushtrrisë dhe Ferizajit.
Agjenda:
15 Prill-19 Prill 2019-Pjesa teorike
Grupet punuese kanë vizituar shkollat pjesëmarrëse të përzgjedhura, ku janë mbajtur ligjërata lidhur me kulturën e sjelljes në trafik.
10 Maj 2019-Pjesa praktike- Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë
Secila nga shkollat është përfaqësuar me nga tre nxënës nga klasat 6,7 dhe 8. Nxënësit garues kanë demonstruar njohuritë e tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut dhe shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletave. Kurse pas analizimit të rezultateve të nxënësve shpallen edhe kampionët e këtij edicioni.