Këtë vit për herë të gjashtë Kolegji i Shkencave te Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë organizojnë Rivistën Shkollore “Siguria në Rrugë”, aktivitet ky i cili përfshin shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga Komuna të ndryshme të Kosovës, përzgjedhja e të cilave bëhet nga MASHT-i.

Një bashkëpunim i tillë në mes të institucioneve të lartëpërmendura ka dhënë fryte për sa i përket edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në rrugë, njëkohësisht aktivitetet e përbashkëta kanë ndihmuar edhe në identikimin e njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, ku si rezultat i aktiviteteve në fjalë janë zhvilluar tri hulumtime:

1. Vlerësimi i njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, 2013;

2. Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë, 2016;

3. Shkaktarët e aksidenteve nga këndvështrimi i nxënësve, 2017.

Formula e realizimit të këtij Edicioni do të mbetet e njëjtë sikurse viteve të kaluara, pra ky aktivitet do të ndahet në pjesën teorike (vizitat e grupeve punues në shkolla) dhe pjesën praktike (garat e nxënësve me biçikleta).

Këtë vit pjesë e aktivitetit do të jenë gjithsejtë 16 SH.F.M.U. nga 5 Komuna të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Drenas, Pejë dhe Klinë), kurse me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve nxënësit ndahen në dy grupe:

Pjesa teorike – klasat 1,2,3,4 dhe 5.

Pjesa praktike – klasat 6,7 dhe 8.

24 Prill deri 27 Prill 2018

Pjesa teorike-Klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5.

Grupet punuese vizitojnë shkollat pjesëmarrëse ku shpërndahen tek nxenesit e klasave 1,2,3,4 dhe 5 librat për ngjyrosje “Si të lëvizim të sigurtë në rrugë” dhe testet e zhvilluara nga ekspert të trafikut që kanë për qëllim vlerësimin e njohurive të nxënësve përsa i perket rregullave dhe shenjave të trafikut.

18 Maj 2018, Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë

Pjesa praktike- Klasat 6,7 dhe 8.

Secila nga shkollat pjesëmarrëse e përzgjedhura nga MASHT duhet të përzgjedh nga tre nxënës përfaqësues të shkollës së tyre, përkatësisht nga klasa 6,7 dhe 8, të cilët do të garojnë në garat me biçikleta që nënkupton testimin e nxënësve për shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletës. Kurse pas analizimit të rezultateve të nxënësve shpallen edhe kampionët e këtij edicioni.

Zhvillimi i aktiviteteve të tilla dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë edhe e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi ndahet edhe një hapësirë për aktivitete argëtuese për publikun. Kurse pas analizimit të rezultateve të nxënësve shpallen edhe kampionët e këtij edicioni.

Shkollat pjesëmarrëse në Edicionin e Gjashtë

Kriteret e vlerësimit për nxënësit

Nxënësit fitues në pjesën praktike 2018

Përshkrimi i elementeve të shkathtësisë

Poligoni i garave

Abonohu për më të rejat nga ne!