Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Këshilli për siguri në trafikun rrugor, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë këtë vit organizuan edicionin e pestë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”.
Për dallim nga katër vitet e mëparshme ku aktiviteti ka qenë i fokusuar vetëm në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, këtë vit aktiviteti në fjalë është shtrirë edhe në shkolla të mesme të larta nga Komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Formula e realizimit të këtij Edicioni është e njejtë sikurse viteve të kaluara: pjesa teorike (testimi i nxënësve në shkolla) dhe pjesa praktike (garat e nxënësve me biçikleta).
27 Mars deri 31 Mars 2017
Pjesa teorike (Shkollat e mesme të larta. Klasat 11 dhe 12)
Pjesëmarrëse në pjesën teorike kanë qenë 27 shkolla të mesme të larta nga Komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës (Gjakovë, Gjilan, Drenas, Junik, Klinë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Viti).
Grupet punuese kanë vizituar shkollat pjesëmarrëse (përzgjedhjen e të cilave e ka bërë MASHT), ku janë shpërndar pyetësorët tek nxënësit për plotësim. Testimi i tyre ka pasur për qëllim vlerësimin e njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut.
12 Maj 2017, Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë
Pjesa praktike (Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta. Klasat 6,7 dhe 8)
Pjesëmarrëse në pjesën praktike kanë qenë 16 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga Komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës (Deçan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Drenas, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë).
Secila nga shkollat pjesëmarrëse (përzgjedhjen e të cilave e ka bërë MASHT) ka përzgjedhur nga tre nxënës përfaqësues të shkollës së tyre, përkatësisht nga klasa 6,7 dhe 8, të cilët kanë garuar në garat me biçikleta që nënkupton testimin e nxënësve për shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletës. Kurse pas analizimit të rezultateve të nxënësve shpallen edhe kampionët e këtij edicioni.
Përveç garave me biçikleta në këtë ditë javë zhvilluar aktivitete në mbështjetje të Javës së Katërt për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara dhe kampanjës SaveLives #SlowDown.
Pershkrimi_i_elementeve_te_shkathtesise.pdf
Kriteret_e_vleresimit_per_nxenesit.pdf
Shkollat_pjesemarrese_ne_pjesen_teorike.pdf
Shkollat_pjesemarrese_ne_pjesen_praktike.pdf