Bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Asociacionit Kosovar të Motorizimit-AMRKS dhe Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë, ka mundësuar që për herë të tretë të bëhet organizimi i projektit mbarëkombëtar “ Siguria në rrugë”, i cili është aktivitet tradicional dhe përfshinë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendin, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i.
Mënyra e zhvillimit të aktiviteteve nuk ka ndryshuar as këtë vit që nënkupton testimin teorike dhe praktik të nxënësve. Kurse, në bazë të përzgjedhjes nga MASHT komunat pjesëmarrese këtë vit janë: Prishtinë, Shtime, Drenas, Viti, Prizren, Kamenicë, Novobërdë, Shtërpcë, Gjakovë dhe Malishevë.
MASHT-i është vendi i cili me datë 29 Maj 2015 nga ora 11:00 do mbledh nxënësit përfaqësues nga 15 shkollat e përzgjedhura, të cilët do i nënshtrohen testimit teorik që ka për qëllim inkuadrimin e nxënësve në programin e mësimit të rregullave elementare dhe shkathtësive të sjelljes, lëvizjes së lirë në trafik.
Secila nga shkollat do përfaqësohet me nga 4 nxënës dhe me qëllim të mbarëvajtjes së aktivitetit ata janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë përfshinë nxënësit nga klasat 3,4, dhe 5, kurse grupi i dyte nxënësit nga klasat 6,7 dhe 8.
Nxënësit më të suksesshëm në fazën e parë, fitojnë të drejtën të marrin pjesë në garat me biçikleta që nënkupton testimin e nxënësve për shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletës.
Fale mbështetjes dhe bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, është mundësuar qe këtë vit garat te mbahen ne Sheshin” Zahir Pajaziti” ne Prishtine, me date 04 Qershor 2015 duke filluar nga ora 10:00.
Pershkrimi_i_elementeve_te_shkathtesise.pdf
Kriteret_e_vleresimit_per_nxenesit.pdf
Lista_me_shkollat_pjesemarrese.pdf
Pjesa_teorike -_Lista_e_nxenesve_pjesemarres.pdf
Pjesa_teorike_-_Lista_e_rezultateve.pdf