Të shpëtosh një jetë, sikur ta shpëtosh gjithë botën!
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e jetës”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sjellje dhe lëvizje të sigurt në rrugë, për të gjithë përdoruesit vendor dhe ndërkombëtar të rrugës përmes krijimtarisë artistike duke ndezur shkëndijat e të menduarit për më të shtrenjtën e njeriut, JETËN.
Festivali synon të sjellë metoda të reja dhe më praktike për mënyrën e të menduarit kritik tek brezat e rinj përmes edukimit dhe filmit, duke krijuar mundësi të shprehjes të kreativitetit të tyre.
Krijimi i kësaj ndjenje do të inkurajojë ata që lëvizjen e tyre në rrugë ta perceptojnë më ndryshe dhe tregimet e tyre në rrugë por edhe në ambiente tjera, me tematika të ndryshme sociale t`i shndërrojnë në filma dhe ti paraqesin në këtë Festival.