Edicioni i katërt i Revistës shkollore “Siguria në rrugë”- pjesa teorike

Prishtinë, 29 Mars 2016

 

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë këtë vit organizojnë edicionin e katërt të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”.
Ky aktivitet tashmë tradicional në shkallë vendi, përfshin shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i.

Pjesëmarrëse në këtë edicion janë gjithsejtë 20 SHFMU nga 6 Komuna të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Suharekë dhe Mitrovicë), kurse me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve nxënësit janë ndarë në dy grupe:
Grupi i parë – klasat 3, 4 dhe 5,
Grupi i dytë – klasat 6, 7, dhe 8.

Në kuadër të pjesës teorike, me datë 29 Mars deri më 1 Prill 2016, grupet punuese vizituan shkollat e përzgjedhura. Për dallim nga edicionet e kaluara ku nxënësit kanë plotësuar testet me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për rregullat dhe shenjat e trafikut, këtë vit është vepruar ndryshe. Nxënësve u janë shpërndarë pyetësor dhe duke u bazuar në rezultatet që merren nga pyetësori do të publikohet hulumtimi që ka për qëllim identifikimin e faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve gjatë rrugëtimit nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Edicioni i katërt i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë” përkrahet nga Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.