Java e 6-të Globale për Sigurinë Rrugore në Kosovë (4)

Prishtinë, 20 Maj

Është zhvilluar me sukses edhe aktiviteti në kuadër të Javës të 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuara. Sot nxënësit e SHFMU “Dardania” në Prishtinë marshuan në shtegun e ri të biçikletave të ndërtuar rishtazi në lagjen Dardania, duke u përcjellë me kujdes nga Policia e Kosovës. Nxënësit gjatë këtij aktiviteti në ngasjen e trotineteve dhe biçikletave përveç që u kënaçen ata për disa çaste shijuan edhe dashurinë që ju ofrojnë rrugët kur shpejtësia e lëvizjes është 30 km në orë. Aktivistët e AMRKS, Ministrisë të Infrastrukturës dhe Policisë të Kosovës informuan nxënësit pjesëmarrës lidhur me sigurinë e lëvizjes të tyre në rrugë. Organizatorët shpërndan maska për nxënësit ndërsa Akademia Tempulli nxënësve pjesëmarrës ju dhuroj fletore ilustrative me situata të fëmijëve në trafik, fletore të thjeshta, vizore dhe ngjyra.

Faleminderit të gjithëve për përkrahje dhe bashkëpunim.

#Love30 #StreetsforLife