Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri shtrihet edhe në sigurinë rrugore

 

Tiranë, 13 Nëntor 2013

Në Tiranë u zhvillua tryeza e rrumbullakët mbi sigurinë rrugore “Multi stakeholder round table on road safety in Albania” ku të pranishëm ishin Zv. Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë z. Ilir Mustafaraj, drejtori i Policisë rrugore z. Ervin Hoxha, kompanitë shqiptare të sigurimit, përfaqësuesi i organizatës botërore të shëndetësisë në Tiranë, z. Francois Begeot përfaqësues i Delegacionit Evropian për transportin në Shqipëri, si dhe delegacioni nga Kosova me përfaqësues nga Policia e Kosovës, ICITAP, MASHT, MPB, Kolegji Tempulli, AMRKS, OSBE dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve në Kosovë. Takimi ishte konstruktiv dhe i vlefshëm në shkëmbimin e informacioneve dhe eksperiencave midis dy shteteve tona.  Ky event u finalizua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë të përfaqësuar nga z. Muhamed Krasniqi dhe Këshillit Shqiptarë të Sigurisë.