AMRKS shënon marrëveshjen e dytë ndërkombëtare në zhvillimin e aktiviteteve për sigurinë në rrugë

Prishtinë, 23 Janar 2014

Kësaj radhe marrëveshja u bë me Connect SEE nga Austria, e cila është një organizatë ndërkombëtare, e themeluar në Vjenë të Austrisë në Nëntor të vitit 2013. Kësaj marrëveshja i kanë para prirë takimet e zhvilluara në Shqipëri gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, në mes të udhëheqësve dhe disa anëtarëve të Forumit të Kosovës për siguri në rrugë dhe zyrtarëve austriak.  Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është që të sigurojë një kornizë për një angazhim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë së komunikacionit, transportit dhe logjistikës në Evropën Juglindore. Kjo do të arrihet duke ruajtur dhe duke rritur mundësitë teknike dhe shkëmbimin profesional, me anë të një programi të vazhdueshëm të bashkëpunimit.

Në përputhje me qëllimin e përbashkët, të dy organizatat bien dakord të përpiqen të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre për interes të ndërsjellët, sikurse janë:

  • Kontakti i rregullt që të krijohet midis dy organizatave, me qëllim për të institucionalizuar dhe për të ruajtur marrëdhëniet dhe angazhimin e vazhdueshëm për të adresuar çështje të interesit të përbashkët;
  • Aktivitetet e përbashkëta kërkimore;
  • Shkëmbimi i materialeve, publikimeve dhe informacionit në fushën e sigurisë rrugore;
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në ligjërata, konferenca dhe aktivitete të tjera;

Temat e aktiviteteve të përbashkëta, kushtet për shfrytëzimin rezultatet e arritura dhe masat për vizita të veçanta, shkëmbimeve dhe forma të tjera të bashkëpunimit.