AMRKS pranohet ne ETSC

Bruksel 17 Tetor 2014

Asociacioni Kosovar i Motorizimit- AMRKS zyrtarisht pranohet në ETSC (Europian Transport Safety Council). Në Bruksel në selinë e ETSC u zhvillua takimi i nivelit më të lartë në mes të dy Asociacioneve respektive të Kosovës dhe Evropës. Drejtori ekzekutiv i ETSC z. Antonio Avenoso priti në takim pune z. Muhamed Krasniqi nga AMRKS dhe e njoftoi lidhur me vendimin mbledhjës së Bordit të ETSC të mbajtur me datë 3 Shtator 2014 në Bruksel, që edhe Kosova ti bashkohet këtij Këshilli me qëllim që aktivitetet për sigurinë në rrugë në shkallë evropiane të zhvillohen edhe në Kosovë.

z. Evenoso gjatë këtij takimi inkurajoi z. Krasniqi që të zhvillojnë sa më shumë aktivitete për sigurinë në rrugë me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Në anën tjetër z. Krasniqi falënderoj nikoqirin e këtij takimi duke e ftuar që sa më shpejtë të realizojë një vizitë pune në Kosovë. Organizimi i këtij takimi vjen pas disa takimeve zyrtare në mes të anëtarëve ETSC dhe të Forumit të Kosovës për siguri në rrugë, të realizuara në Shqipëri, Greqi dhe Belgjikë.