AMRKS përfaqësohet në Konferencën e dytë për Sigurinë rrugore dhe Forumin Ndërkombëtar për inovacion
Sofje-Bullgari, 14-15 Maj 2019
AMRKS zyrtarisht është bashkuar me familjen e EuroRAP me datë 14 Qershor 2018 në Asamblenë e Përgjithshme të EuroRAP, kur Bordi pranoi rekomandimin e Komitetit të Pranimit për anëtarësim të AMRKS-së.
Si rezultat i anëtarësimit dhe bashkëpunimit me EuroRAP, themeluesi i AMRKS-së z.Muhamed Krasniqi ka pranuar ftesën dhe ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Dytë për Sigurinë Rrugore dhe Forumin Ndërkombëtar për Inovacion.
Përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve nga ministritë e ndryshme nga Bullgaria, në këtë konferencë dhe forum pjesëmarrës dhe panelist ishin përfaqësues nga Parlamenti Evropian,EuroRAP, IRF-Federata Ndërkombëtare e rrugëve-SHBA, BBARS-Asociacioni Bullgar për siguri në rrugë, Agjensioni shtetëror i Bullgarisë për siguri në rrugë, Agjencioni i Bullgarisë për infrastrukturë rrugore, Komisioni Europian, Banka Europiane për investime, etj.
Disa nga temat të cilat u diskutuan në këtë aktivitet ishin: Vizioni Zero në Bullgari; çfarë kemi mësuar nga Dekanda për siguri rrugore dhe masat që duhet të ndërmarrim tani e tutje; inovacionet në politika dhe diagnozat; trajtimet inovative dhe paneli i investimeve, krijimi i një tregu për sigurinë në rrugë, etj..