AMRKS nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës për vlerësimin e infrastrukturës rrugore

Prishtinë, 23 Shkurt 2021

 

Programit Evropian të Vlerësimit të Rrugëve në Kosovë (EuroRAP) i bashkohet edhe Fakulteti i Inxhinierisë̈ Mekanike nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Sot është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit në mes të Asociacionit Kosovar të Motorizimit (AMRKS) dhe Fakultetit të Inxhinierisë̈ Mekanike nga Universiteti i Prishtinës.

Në takim morën pjesë Rektori i UP-së, prof. Naser Sahitin, Dekani i FIM-it, prof. Ahmet Shalën dhe Profesor Muhamed Krasniqi, udhëheqësi i programit kombëtar për sigurinë rrugore. Marrëveshja përmban aktivitete hulumtuese shkencore dhe aplikative të përbashkëta në vlerësimin e infrastrukturës rrugore, konkretisht nëse rrugët në vend i plotësojnë̈ standardet sipas protokolleve evropiane të sigurisë. Kjo u bë e mundur pasi EuroRAP-i licencoi AMRKS-në me licencë kombëtare për zhvillimin e skemës së rrugëve në nivelin qendror dhe lokal në Kosovë për periudhe tre vjeçare.

Kjo marrëveshje, është̈ edhe një̈ shembull tjetër i bashkimit të forcave nga sektorë̈ të ndryshëm për një̈ qellim të vetëm – përmirësimin e sigurisë̈ në rrugë në nivel kombëtar!