AMRKS merr pjesë në takimin vjetor të Këshillit të ETSC-së
Bruksel, 27 Mars 2019
Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS është anëtar i Këshillit Evropian për Siguri në Transport ETSC nga Tetori i vitit 2014.
AMRKS edhe këtë vit ka marr pjesë në takimin vjetor të Këshillit të ETSC-së, i cili është mbajtur në Bruksel me datë 27 Mars 2019.
Në këtë takim është diskutuar për Direktivën e Infrastrukturës dhe Rregulloren e Përgjithshme të Sigurisë; Format e reja të mobilitetit urban si dhe është bërë prezantimi i aktiviteteve të anëtarëve të ETSC-së.
Në këtë takim krahas anëtarëve të tjerë edhe përfaqësuesit nga AMRKS kanë shpalosur aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe dhe ato të planifikuara për zhvillim.