AMRKS merr pjesë në Punëtorinë e Inovacionit “Rrugët më të sigurta për njerëzit dhe planetin”

4-6 Tetor 2023,

Pragë, Çeki

Udhëheqësi i KosovoRAP-it, profesor Muhamed Krasniqi mori pjesë në Punëtorinë e Inovacionit “Rrugët më të sigurta për njerëzit dhe planetin” të organizuar nga iRAP. Kjo punëtori dyditore përveç prezantimeve dhe diskutimeve interesante ishte mundësi shumë e mirë për zgjerimin e rrjetëzimit të mëtutjeshëm të AMRKS me organizatat tjera nga mbarë bota. Gjate takimeve të shumta me ekspertë në inovacionin e sigurisë rrugore, u diskutuan politikat, teknologjitë dhe investimet nga e gjithë bota si dhe financat që mund të përdoren për të zbatuar ndryshimin dhe për të ofruar aktivitete në kuadër të Planit Global për Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030.

Profesor Krasniqi, zhvilloj takime të shumta me nivelet më të larta të iRAP-it, për të diskutuar format e zgjerimit të bashkëpunimit, duke u fokusuar në Kosovë dhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Ai gjatë takimeve mori përkrahje pa rezervë nga menaxhmenti më i lartë i iRAP-it, si z. Rob McInerney, CEO i iRAP-it, z. Greg Smith, Drejtor i Programit Global të iRAP-it,  znj. Samar Abouraad, përgjegjëse e iRAP-it për sigurinë rrugore për Evropë, z. Ferry Smith, anëtar i Bordit te iRAP-it dhe shumë partner tjerë.