AMRKS dhe Shoqata e Sigurimeve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 5 Shkurt 2019

Themeluesi i AMRKS-së z.Muhamed Krasniqi sot priti në një takim pune drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z.Sami Mazreku.

Përveç diskutimit në mes të palëve për gjendjen aktuale të sigurisë rrugore në vend u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi.

Objektiv kryesor i kësaj marrëveshje është zhvillimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë rrugore në Kosovë; parandalimin dhe uljen e numrit të aksidenteve në rrugë. Njëkohësisht bashkëpunimi profesional në fushën e sigurimeve: bazat e sigurimeve, menaxhimi i riskut, ligjërimi i përbashkët në trajnime të ndryshme në fusha me interes për të dyja palët, etj.