AMRKS dhe Tempulli të ftuar të tryezës së diskutimit “Ecja, çiklizmi dhe transporti publik”

18 Shtator 2019, Prishtinë

Të mërkurën me datë 18 Shtator 2019 në ditën e tretë të shënimit të Javës Europiane e Mobilitetit që organizohet nga Komuna e Prishtinës është mbajtur tryeza e diskutimit “Ecja, çiklizmi dhe transporti publik”.

Kjo tryezë mblodhi rreth vete profesor të Kolegjit Tempulli, zyrtar të Komunës të Prishtinës, përfaqësues të AMRKS dhe aktivistë tjerë përdorues të biçikletave. Tryezën e hapi z. Krasniqi nga Kolegji Tempulli, i cili theksojë domosdoshmërinë e krijimit të një sistemi të sigurt dhe efikas për këmbësorët dhe çiklistët me qëllimin që lëvizja e tyre përveç që të jet formë praktike dhe e kënaqshme e udhëtimit të ndikojë edhe në balancimin e transportit urban në qytet. Çdo ditë hasim në probleme dhe shqetësime të qytetarëve në lidhje me sigurinë e këmbësorëve në rrugë.

Hapësirat për ecje dhe çiklizëm, rrjedhimisht infrastrukturat ekzistuese përkatëse nuk inkurajojnë mjaftueshëm qytetarët për ecjen në këmbë ose përdorimin e biçikletës. Pjesëmarrësit tjerë në diskutim folën për aktivitetet e kësaj jave me fokus të posaçëm në promovimin e ecjen në këmbë si një alternativë e shëndetshme dhe më e preferuar kundrejt përdorimit të makinave për udhëtime të shkurtra.