Drejt një qasjeje Evropiane për të luftuar dukurinë e ngasjes nën ndikimin e alkoolit

Lubjanë, Asambleja Kombëtare e Sllovenisë, 5 SHKURT 2016

 

Këshilli Evropian për Siguri në Transport-ETSC, pjesë e së cilës është edhe AMRKS së bashku me Agjencinë Sllovene për Siguri në rrugë, organizuan një tryezë të rrumbullakët në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë në Lubjanë, që kishte si qëllim kryesor ngritjen e vetëdijësimit të politikanëve, sektorit privat dhe liderëve por edhe opinionit, se si të zhvillohet dhe të fuqizohet një qasje sistematike për të reduktuar përdorimin e alkoolit në trafik.

Hapjen e këtij aktiviteti e bëri Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë Dr. Milan Brglez, Ministri i Infrastrukturës z. Peter Gašperšič dhe udhëheqës më të lartë agjencive shtetërore.

Ishte një diskutim mjaft konstruktiv me përgjegjësit institucional të kësaj çështje si Agjencioni slloven për sigurinë në trafik, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë sllovene.
Fokusi kryesor ishte në masat që duhet të merren për të trajtuar dukurinë e ngasjes nën ndikimin e alkoolit përmes përdorimit të Alkool interlocks, njëkohësisht u diskutua edhe për rezultatet e hulumtimeve të fundit dhe rastet studimore të realizuara nga shtetet anëtare të BE-së, duke filluar nga fjalimi kyç nga znj. Violeta Bulc, Komisionere e BE-së për Transport.

Po ashtu, ky aktivitet u mundësojë pjesëmarrësve të diskutojnë me ekspertë të ndryshëm nga kjo fushë dhe njëkohësisht të shkëmbejnë eksperiencat e tyre për sa i përket suksesit në përdorimin e alcohol interlocks në gjithë BE-në.