AMRKS që nga themelimi është mbështetëse në veprimet preventive më qëllim të rritjes së sigurisë.

Organizimi i konferencave ndërkombëtare, zhvillimi i kampanjave me qëllim të senibilizimit të shoqerisë për sigurinë në rrugë, antarësimi dhe bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare,plasimi i broshurave, hulumtimet lidhur me zhvillimin e trafikut në vend në funksion të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, janë treguesit më të mirë për punën dhe angazhimin tonë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes.

Përvec kësaj, cdo Shtator zhvillojmë aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore me nxënës,  që qëllim kryesor kanë vetëdijesimin e tyre për sjelljen në trafik. Kurse, në fund të cdo viti shkollor bëjmë vlerësimin e njohurive të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme  të ulëta në njohjen e shenjave dhe rregullave të komunikacionit

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Kolegjin Tempulli dhe Forumin e Kosovës për siguri në rrugë.

Realizimi i ketij aktiviteti, përfshinë implementimin e tri fazave:

  1. Pjesën teorike – MASHT përzgjedh shkollat pjesëmarrëse ku nxënësit përfaqësues të tyre i nënshtrohen zgjidhjes së testeve të komunikacionit që nënkupton para se gjithash inkuadrimin e të gjithë nxënësve në programin e mësimit të rregullave elementare dhe shkathtësive të sjelljes, lëvizjes së lirë në komunikacion.
  2. Pjesën praktike – nxënësit më të suksesshëm në fazën e parë, fitojnë të drejtën të marrin pjesë në garat  me biçikleta që nënkupton testimin e nxënësve për shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletës.
  3. Emision javor në KTV me ekspertë të ftuar në studio që prekin shqetësime të qytetarëve sa i përket nivelit të sigurisë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, vetëm gjatë periudhës kohore 2013-2014 janë realizuar më shumë se 70 emisione.

Zhvillimi i aktiviteteve të tilla dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë edhe e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa në Kosovë, këto akivitete tashmë janë tradicionale dhe besojmë se kemi arritur të përmirësojmë sigurinë e lëvizjes në trafik.

2019

2018

2017

2016

2015

2014

2013

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!