TRANSPORTI HEKURUDHOR
Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874.Në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë.
Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës.
Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera.
LLOJET E TRANSPORTIT TË MALLRAVE
Hekurudhat e Kosovës ju ofrojnë mundësinë që në mënyrën sa më të shpejtë të gjeni zgjidhje për nevojat e juaja për transport, kurse qëllimi ynë është që përmes asortimanit tonë të shërbimeve, çmimit dhe distribuimit t’u ofrohemi juve.
Bartësi kryesor i të gjitha aktiviteteve për transport të mallrave nëpër Hekurudhat e Kosovës në kuptimin e organizmit të transportit dhe transportit komercial është Divizioni Komercial i HK.
Aktivitete e saja ky Divizion i drejton në kryerjen e transportit duke i kënaqur nevojat e dyanshme, si për shfrytëzuesin e shërbimeve të transportit ashtu edhe për mënyrën racionale të funksionimit të Hekurudhave të Kosovës.
TRANSPORTI KONVENCIONAL
Transporti konvencional përfshin transportin e dërgesave vagonore në transportin vendor dhe atë ndërkombëtarë. Transporti i dërgesave vagonore është paraparë si shërbim i cili i dedikohet tregut me sasi më të mëdha të mallrave, siç janë mallrat e shpërndara (shkapërderdhura), kemikaljet, prodhimet apo gjysmë prodhime e industrisë metalurgjike dhe ndërtimore, mallrat e paletizuara etj. Me kushte të veçanta të transportit, transporti konvencional përfshin edhe dërgesat e jashtëzakonshme.
Për transport të tillë ofrohen vagonë të llojeve të ndryshëm, dhe atë të hapur dhe të mbyllur, vagonë me konstruksion të veçantë, plato-vagonë, cisterna etj.
Transporti konvencional realizohet me trena ndërkombëtar (EUC trenat), trenat e shpejt transportues me regjim transporti B, trenat direkt transportues dhe atë në grupe, trenat qarkor dhe trenat industrial transportues.
TRANSPORTI I KOMBINUAR
Me transportin e kombinuar nënkuptojmë njësit e posaçme transportuese në komunikacion me së paku dy degë qarkulluese, ku në vendtakimet e komunikacioneve me degë të ndryshme nuk manipulohet me mallin.
Transporti i kombinuar shikuar si tërësi bashkon përparësitë e qarkullimit hekurudhor dhe atij rrugorë. Detyra kryesore është orientimi i transportit rrugor në atë hekurudhor në mënyrë të lirimit dhe zvogëlimin e mbingarkesës rrugore, zvogëlimin e fatkeqësive, kursimin e derivateve, shfrytëzimin sa më racional të hapësirës, zvogëlimin e ndotjes së ambientit si dhe zvogëlimin e zhurmës. Në vendtakimet e degëve të ndryshme qarkulluese njësit transportuese nga njeri në tjetrin transport kryhet përmes pajisjeve moderne.
Transporti i kombinuar bazohet në bashkëpunimin në mes të partnerëve të ndryshëm në zinxhirin logjistik si; organizatat hekurudhore transportuese, operuesve vendor dhe ndërkombëtar qarkullues, organizatave shpedituese, organizatave transportuese rrugore, anije transportuesve, prodhuesve industrial, agjentëve detar, organizatave limanore si dhe terminaleve të kontanjerave.
Bazuar në mundësit e veta transporti i kombinuar sjell:
Përfitimin e organizatave, që është parimi dhe themeli i veprimtarisë.
Me vendosjen e sigurisë, shpejtësisë, besimit dhe përfitimit, transporti zinxhirorë kënaq kërkesat e shfrytëzuesve të transportit.
Me zvogëlimin e ndotjes së ambientit, zvogëlimin e zhurmës, kursimin e energjisë si dhe zvogëlimin e shpenzimeve ekstreme që shkakton ndërrimi i veprimtarisë i përshtatet interesave të gjithëmbarshme shoqërore.
Transportimi i kamionit me rimorkio apo gjysmë rimorkio kryhet me anë të vagonëve të ulët, automjetet tërheqëse nuk ndahen por transportohen si tërësi gjersa vozitësit transportohen në vagonët e posaçëm të destinuar për transportimin e udhëtarëve, dhe atë zakonisht në vagonët e fjetjes.
TERMINALI PËR KONTEJNER
Terminali hekurudhor i mallrave në Miradi pranon dhe përcjell mallin për komunikacion hekurudhorë dhe rrugorë. Në të vërtet ai mund të merret si vazhdim i transportit hekurudhorë për arsye se mundëson dërgimin e mallit në adresën tuaj përmes transportit rrugorë në rrugë sa më të shkurtër të transportit rrugorë. Terminali për ngarkim – shkarkim të mallit me hekurudhë ndodhet në stacionin transportues në Miradi dhe me të udhëheqin Hekurudhat e Kosovës.
Më tepër informacione mundë të gjeni në faqen e Terminalit.
(theksime sipas ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës www.mi-ks.net)