Java e Katërt për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara është shënuar  nga data 8-14 Maj 2017.

Kjo javë është fokusuar në shpejtësinë gjatë ngasjes dhe çka mund të bëhet për të adresuar këtë faktor kryesor të rrezikut për vdekjet dhe lëndimet në trafikun rrugor.

Kampanja kryesore nën ombrellën e së cilës janë zhvilluar të gjitha aktivitetet është SaveLives #SlowDown.

Në Republikën e Kosovës, aktivitetet javore për shënimin e Javës së Katërt Për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara u organizuan bashkërisht nga të gjitha institucionet në vend të cilat kanë mandat dhe merren me çështjet e sigurisë në trafik si: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policia e Kosovës, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli”, OSBE dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” e cila është organizata zyrtare për Kosovë për implementimin e Javës të Katërt për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara.

Agjenda e aktiviteteve javore të cilat u zhvilluan në Kosovë:

7 Maj 2017 (e Diel), në Sheshin “Zahir Pajaziti” – Press Konferencë për lansim të aktiviteteve javore në kuadër të Javës së Katërt për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara.

8 Maj 2017 (e Hënë) – Në mediat elektronike dhe të shkruara në këtë ditë u realizuan intervista, ku përveç që u diskutua për historikun e kësaj dite, rëndësi e veçantë është rezervuar edhe për diskutimin e gjendjes aktuale të sigurisë rrugore në Kosovë dhe masat që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të sigurisë së lëvizjes në rrugë.

10 Maj 2017 (e Mërkurë), në Spitalin e Pediatrisë – Shpërndarja e librave për ngjyrosje “Si të lëvizim të sigurt në rrugë”.

11 Maj 2017 (e Enjte), në Qendrën e Shëndetit Mendor – Prishtinë dhe SOS Fshati – Ekspertë të fushës së trafikut ofruan ligjëratë për siguri në rrugë.

12 Maj 2017 (e Premte), në Sheshin “Zahir Pajaziti”- Prishtinë – Manifestimi qendror në kuadër të Edicionit të pestë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”, ku nxënësit e 16 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta treguan shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës.

13 Maj 2017 (e Shtune) – Zhvillimi i anketave në rajone të ndryshme me ngasës të mjeteve motorike,  me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për elementet përbërëse të mjeteve motorike.

14 Maj 2017 (E Diel), në Sheshin “Zahir Pajaziti” – Press Konferencë për përmbyllje të aktiviteteve.

Fotografitë lidhur me këto aktivitete mund ti gjeni në seksionin Galeria/Fotogaleria.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!