Project EDWARD

“Dita Evropiane pa viktima në rrugë”-Projekti EDËARD është lansuar për herë të parë më 21 Shtator të vitit të kaluar nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian.

Qëllim kryesor i kësaj iniciative është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Evropës më datë 21 Shtator. Andaj, besohet se Projekti EDWARD mund të jap një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e mëtejshëm të vdekjeve në rrugë dhe lëndimeve të rënda në trafikun rrugor.

Edicioni i parë i këtij projekti shënoi një sukses të madh:

• Në faqen zyrtare të TISPOL, më shumë se 103,000 organizata dhe individë kanë nënshkruar zotimin e tyre për siguri në rrugë.

• Më shumë se 80 veprime të sigurisë rrugore u organizuan në të gjithë Evropën, duke përfshirë aktivitete vetëdijësuese në shkolla, punëtori, konferenca dhe gara.

• Në rrjetet sociale kampanja #ProjectEDWARD dhe #seatbeltselfie arriti tek 19 milion njerëz.

• Sipas statistikave të TISPOL, më 21 Shtator 2016 kishte 43 vdekje në rrugë në 31 shtete. Kjo krahasohet me 70 viktima në të njëjtën ditë në vitin 2015. 19 vende shënuan zero vdekje. Ndërsa 7 shtete të tjera regjistruan një zvogëlim të numrit të viktimave, krahasuar me të njëjtën ditë në vitin 2015, dhe 3 vende shënuan një rritje të viktimave.

Këtë vit edhe vendi ynë u bë pjesë e shumicës së vendeve Evropiane për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. Kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizuan një tryezë diskutimi me përfaqësues nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Brigada e zjarrfikësve, Qendra e mjekësisë urgjente, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, ekspert të trafikut, etj.

Tryeza bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe akterët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend, ku ndër të tjera u diskutuan edhe çështjet si:

• Veprimet e institucioneve dhe masat konkrete me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve të trafikut në rrugët e Kosovës.

• Vështirësitë në ofrimin e shërbimeve emergjente në rast të aksidenteve rrugore dhe hekurudhore.

• Roli i auto shkollave në aftësimin e mirëfilltë të shoferëve të rinj dhe ndikimi i mediave në sensibilizimin e shoferëve për të eliminuar vdekjet në rrugë si pasojë e aksidenteve.

Muhamed Krasniqi nga Kolegji “Tempulli”, e cilësoi gjendjen e sigurisë në rrugë si alarmante, duke thënë se aksidentet me të lënduar dhe me viktima janë të përditshme.

Ndërsa, kolonel Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës, tha se ky institucion mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Ai tha se muajt qershor, korrik dhe gusht kanë qenë me një numër më të madhe të aksidenteve me fatalitet.

Nënkolonel Afrim Veseli nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se si institucion nuk janë hallka e parë për të ofruar siguri në rrugë. Por, ai tha që kanë një flotë të madhe të automjeteve që janë pjesëmarrës në komunikacion dhe kontributi i tyre në këtë drejtim është që ato automjete të jenë teknikisht në rregull.

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org