• Auditimi i Sigurisë Rrugore dhe Zvogëlimi i Aksidenteve në Trafik



    Duke qenë se Kosova por edhe në vendet e regjionit viteve të fundit janë duke u ndërtuar rrugë dhe autostrada të reja, padyshim se auditimi i sigurisë rrugore është proces i pashmangshëm i cili duhet të zbatohet që nga faza e projektimit, ndërtimit dhe të vazhdojë me mbikëqyrjen periodike të rrjetit rrugor, në mënyrë që numri i aksidenteve në rrugë të mbahet në minimum.

    Zvogëlimi drastik i numrit të aksidenteve dhe rankimi i lartë në nivelin e sigurisë rrugore, janë vetëm disa nga përparësitë kyçe të shteteve të cilat zbatojnë Auditimin e Sigurisë Rrugore.

    Në përputhje me rëndësinë e kësaj çështje dhe nevojat e Kosovës për zbatimin e këtij ekzaminimi formal të projektit rrugor, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” me përkrahje nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë organizojnë Konferencën e pestë ndërkombëtare:

    “Auditimi i Sigurisë Rrugore dhe Zvogëlimi i Aksidenteve në Trafik”

    Sikurse konferencat e kaluara edhe kjo konferenca do bashkoj të gjithë palët e interesit të cilat kanë mandat dhe janë të zotuar për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe zvogëlimin e aksidenteve në trafik me synim të shkëmbimit të praktikave më të mira nga programet efektive të veprimit.

    Konferenca e pestë ndërkombëtare “Auditimi i Sigurisë Rrugore dhe Zvogëlimi i Aksidenteve në Trafik” do të mbahet me datë 23 dhe 24 Janar 2018, në objektin e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë.

    Ju njoftojmë se regjistrimi online për Konferencën e Pestë Ndërkombëtare “Auditimi i Sigurisë Rrugore dhe Zvogëlimi i Aksidenteve në Trafik” ka përfunduar.

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Str. Eduard Lir nr. 158, Arbëria

10000 Prishtina, Republic of Kosovo

(0) 800 50800

Email: info@amrks.org