Koncepti

Forumi për sigurinë në rrugë (FSRR), përbëhet nga një numër institucionesh dhe organizatash vendore dhe ndërkombëtare, dhe është themeluar me qëllimin e vetëm që përmes vetëdijesimit të ulë numrin e aksidenteve, që si pasojë kanë humbjen e jetës së shumë pjesëmarrësve në trafik, qoftë si ngasës, pasagjer apo edhe këmbësor. Forumi, me ndihmën e të gjithë të interesuarve, do të jetë bartës i një numri të aktiviteteve të cilat do të ideohen dhe implementohen në kuadër të projektit “Siguria në rrugë”.

Forumi është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar që përmes kontributit të tyre të bëjnë ndryshime në sigurinë në rrugë. Grupi, sipas modeleve ekzistuese ndërkombëtarisht të sprovuara dhe pranuara, është një “edukatorë kujdestar”  i  secilit  fëmijë në Republikë. Grupi nuk ka për qëllim që të krijojë  dualizëm apo ta konkurrojë ndonjë nismë  tjetër në vend por përkundrazi do të insistoj për një bashkëpunim dhe bashkërendim  të aktiviteteve të kësaj natyre.

Meqenëse projekti është me përmbajtje edukative dhe arsimore, ne fuqimisht besojmë se do të ndikojë te një pjesë e madhe e shoqërisë, posaçërisht te fëmijët dhe rinia të cilëve edhe u dedikohet. Në këtë mënyrë do të ngritët lartë vetëdija e pjesëmarrësve në komunikacion për  rolin dhe përgjegjësinë e tyre, gjë që do të rezultojë drejtpërdrejtë në sjelljen e tyre sipas rregullave që tashmë i respekton dhe i praktikon e tërë bota.

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nismë kërkon kohë dhe angazhim maksimal nga të gjithë ne, që nga të vegjlit të cilët duhet t`i udhëzojmë se si duhen të sillen në komunikacion e deri te ata që krijojnë rregulla dhe ligje, pra të gjithë ata që dalin në rrugë. Këtë qëllim duhet të  arrijë ky projekt sepse një pjesë të jetës e kalojmë në komunikacion, qoftë si këmbësor, si pasagjer apo edhe ngasës të automjetit.

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org