Java e 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Dita e pestë, e Premte
Sot me datë 21 Maj 2021 në qytetin e Ferizajt, përkatësisht në SHFMU “Astrit Bytyqi” në ora 10.00 u organizuan aktivitetet e radhës me nxënës të kësaj shkolle, në kuadër të Javës të 6-të Globale për Siguri Rrugore të Kombeve të Bashkuara.
Aktiviteti u prit mjaft mirë nga nxënësit dhe nga personeli mësimor.
Nxënësit patën mundësi të ndjekin filmin e shkurtër “Happy Birthday Lisa” dhe përcollën prezantimet nga ekspertët Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës. Ligjëratat u fokusuan në përfitimet që kanë të gjithë pjesëmarrësit në trafik kur shpejtësia e lëvizjes është 30 km në orë sidomos në rrugët në afërsi të shkollave.
#Love30 #StreetsforLife