Homologimi në kuptimin e këtij udhëzimi administrativë është proces që përcakton mjetin si tërësi sipas rregullave të homologimit të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve dhe atyre bashkangjitëse. (theksime sipas ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës www.mi-ks.net)

SHENJA PËRSHKRIMI I KATEGORIVE
L MOPEDËT DHE MOTOÇIKLETAT

Automjetet rrugore me më pak se 4 rrotë

L1 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50 km/h
L2 Automjetet me 3 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50 km/h
L3 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit > 50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h
L4 Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h
L5 Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h
M AUTOMJETET PERSONALE DHE AUTOBUSAT

Automjetet për bartjen e personave me së paku 4 rrotë gjegjësisht automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg.

M1 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më së shumti edhe 8 ulëse
M2 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar ≤ 5000 kg
M3 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar > 5000 kg
N AUTOMJETET TRANSPORTUESE

Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me së paku 4 rrotë, gjegjësisht automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg

N1 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg
N2 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar >3500 kg dhe <12000 kg
N3 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar >12000 kg
O MJETET QË BASHKANGJITEN

Rimorkiot duke përfshirë edhe gjysëmrimorkiot

O1 Rimorkiot me një bosht me masë më të madhe të lejuar < 750 kg,përveç gjysmërimorkiove
O2 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg përveç rimorkiove të kategorisë O1
O3 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar >3500 kg mirëpo ≤ 10000 kg
O4 Rimorkiot të cilave masa më e madhe e lejuar është > 10000 kg

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!