FORUMI

FORUMI I KOSOVËS PËR SIGURI NË RRUGË (FKSRR) është themeluar me qëllimin e vetëm që përmes vetëdijesimit të ulë numrin e aksidenteve, që si pasojë kanë humbjen e jetës së shumë pjesëmarrësve në trafik, qoftë si ngasës, këmbësorë apo edhe udhëtarë. FSRR me ndihmën e të gjithë të interesuarve, do të jetë bartës i aktiviteteve të cilat do të ideohen dhe implementohen në kuadër të projektit “Siguria në rrugë”.

FKSRR është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar që përmes kontributit të tyre të bëjnë ndryshime në sigurinë në rrugë. FSRR sipas modeleve ekzistuese ndërkombëtarisht të sprovuara dhe pranuara, është një “edukatorë kujdestar” i secilit fëmijë në Republikë. FSRR nuk ka për qëllim që të krijoi dualizëm apo ta konkurrojë ndonjë nismë tjetër në vend por përkundrazi do të insistoj për një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve të kësaj natyre.

Meqenëse projekti është me përmbajtje edukative dhe arsimore, ne fuqimisht besojmë se do të ndikojë te një pjesë e madhe e shoqërisë, posaçërisht te fëmijët dhe rinia të cilëve edhe u dedikohet. Në këtë mënyrë do të ngritët lartë vetëdija e pjesëmarrësve në komunikacion për rrolin dhe përgjegjësinë e tyre, gjë që do të rezultojë drejtpërdrejtë në sjelljen e tyre sipas rregullave që tashmë i respekton dhe i praktikon e tërë bota.

 

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nismë kërkon kohë dhe angazhim maksimal nga të gjithë ne, që nga të vegjlit të cilët duhet t`i udhëzojmë se si duhen të sillen në komunikacion e deri te ata që krijojnë rregulla dhe ligje, pra të gjithë ata që dalin në rrugë. Këtë qëllim duhet ta arrijë ky projekt sepse një pjesë të jetës e kalojmë në komunikacion, qoftë si këmbësor, si pasagjer apo edhe ngasës të automjetit.

QËLLIMI I FSRR

Zhvillimi i hulumtimeve dhe organizimi i seminareve, konferencave, tribunave si dhe publikimi i materialeve, broshurave, panove  lidhur me sigurinë në rrugë.

Rritja e sigurisë në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit, me theks të posaçëm te fëmijët.

Nxitja e kreativitetit te nxënësit duke ofruar programe shtesë në edukim dhe arsimim, për një sjellje të kulturuar në rrugë.

Njohja e rregullave dhe dispozitave ligjore sipas Ligjit për sigurinë në komunikacion.

Parandalimi  i aksidenteve në rrugë.

FKSRR PËRBËHET NGA PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE DHE ORGANIZATAVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Infrastrukturës

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Policia e Kosovës

Kolegji i Shkencave te Aplikuara Teknike Tempulli

Asociacioni Kosovar i Motorizimit – AMRKS

Byroja Kosovare e Sigurimit

ICITAP

OSBE

Këshilli i Nxënësve të Kosovës

Këshilli i Prindërve të Kosovës

Këshilli i Mësimdhënësve të Kosovës

Përfaqësues nga minoritetet

Asociacioni i Komunave të Kosovës

Forumi i Shofer Instruktorëve të Kosovës

Studio e dizajnit RROTA

Kohavision

ANËTARËT E FORUMIT TË KOSOVËS PËR SIGURI NË RRUGË:

Muhamed Krasniqi - Tempulli

Kolë Paloka -Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS

Driton Gashi - Ministria e Punëve të Brendshme

Arbënore Ymeri -Mikullovci  – ICITAP/PSB

Sheremet  Ahmeti – Policia e Kosovës

Lulzim Fushtica – ICITAP/PSB

Bajram Latifi – Byroja Kosovare e Sigurimit

Imer Thaqi- Ministria e Punëve të Brendshme

Afrim Veseli – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Fatime Jasiqi – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

Fisnik Cakaj – Ministria e Infrastrukturës

Sejdi Geci – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Shpresa Mulliqi – OSBE

Gazmend Preteni – OSBE

Shkumbin Brestovci-RROTA

Albona Shala

Abdurrahman  Ademi - Këshilli i mësimdhënësve

Adrianit Ibrahimi – Anëtar i këshillit të nxënësve

Tetovare Shala – Kryetare e parlamentit te nxënësve  te SHFMU “Hilmi Rakovica”

Shqipe Arifaj - Asociacioni i Komunave të Kosovës

Sadeta Qatoviç – Përfaqësuese  nga minoritete

Rafet Tahiri – Përfaqësues nga prinderit

Blendi Parashumti - Forumi i Shofer Instruktorëve të Kosovës

 

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org