Transporti

TRANSPORTI RRUGOR - Territori i Kosovës ka një infrastrukturë rrugore të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore. Rrjeti  rrugorë përbëhet prej 630km rrugë kryesore.

Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale është Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ndërsa për rrugët lokale përgjegjëse është Komuna.

Në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit funksionin Departamenti i Infrastrukturës Rrugore i cili është përgjegjës për të gjitha çështjet lidhur me rrugët.

Me ndërtimin e autostradës me Shqipërinë, Kosova do të jetë një pikë e rëndësishme lidhëse e Evropës Perëndimore me Detin Adriatik.

TRANSPORTI HEKURUDHOR - Kosova posedon një sistem hekurudhorë prej 330 km që mbulon tërë territorin e Kosovës duke lidhur veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin.

Sistemi  Hekurudhorë përveç transportit të pasagjerëve për qëllime private dhe zyrtare ofron edhe transportin e mallrave të ndryshme për qëllime të bizneseve, në Kosovë dhe jashtë saj. Një transport i tillë realizohet jo vetëm përmes hekurudhës por edhe në kombinim me lloje tjera të transporteve.

Hekurudhat e Kosovës mundësojnë ndërtimin e binarëve industrial privat nga linjat hekurudhore deri te vendi i klientit.

Përgjegjës kryesorë për transportin e mallrave nëpër Hekurudhat e Kosovës është Divizioni Komercial i Hekurudhave të Kosovës.

TRANSPORTI AJROR - Kosova posedon një aeroport të vetëm, Aeroportin e Prishtinës “Adem  Jashari”, i cili është njëri prej aeroporteve më të frekuentuara në regjion. Ky aeroport ofron fluturime në qendrat më të rëndësishme Evropiane por edhe në Amerikë.

Sikurse edhe transportet tjera ashtu edhe transporti ajrorë përveç transportit të pasagjerëve bën edhe transportin e mallrave (kargo) të ndryshme për qëllime biznesi. Aeroporti i Prishtinës ofron një shërbim të shpejtë, efektiv dhe profesional të bartjes së ngarkesave. Aeroporti bënë ekzaminimin e çdo ngarkese përmes rezeve - X. Varësisht prej peshës së ngarkesës edhe tarifat e pagesë janë të ndryshme.

Aeroporti i Prishtinës ofron kushte të përshtatshme për transportimin e mallrave që kërkojnë trajtim të posaçëm, duke poseduar frigoriferë për ruajtjen e mallit. Gjithashtu posedon edhe të gjitha pajisjet për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit.

Pas arritjes së mallit çdo kompani transportuese duhet të bëjë tërheqjen e tij brenda 24 orëve në të kundërtën duhet të paguaj shtesë.

TRANSPORTI POSTAR DHE TELEKOMUNIKACIONI - Sektori i telekomit në Kosovë është i zotëruar nga Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK). PTK ofron shërbime të telefonisë fikse, shërbime postare dhe të internetit. Në kuadër të saj funksionon edhe operatori i telefonisë mobile Vala që  ofron shërbimet e telefonisë mobile. Përderisa shërbimet e internetit i ofron e ashtuquajtura DardaNet që operon në kuadër të PTK-së.

Operatorë i dytë i telefonisë mobile është Ipko, i cili përveç shërbimeve të telefonisë mobile ofron edhe shërbime të telefonisë fikse, VoIP, Tv kabllor, shërbime Interneti etj.

Dhe operatori i tretë i cili ofron shërbime të telefonisë fikse dhe të internetit është Kujtesa.

Përveç PTK shërbimet postare i ofrojnë edhe shumë kompani të huaja që operojnë edhe në Kosovë si: UPS, TNT, FEDEX, DHL.

Kosova është e mbuluar me 600 telefona me pagesë të lokalizuar në zona publike si dhe 470 nëpër posta. Disa pjesë të qytetit janë të mbuluara me WLAN.

Si:  Vala (044) ashtu edhe Ipko (049) ofrojnë oferta me çmime të veçanta për biznese. Për më shumë informata rreth shërbimeve vizitoni faqet zyrtare përkatëse.

(theksime nga ueb faqja zyrtare e Doganave të Kosovës www.dogana.rks-gov.net)

CEFTA

CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia. Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia në Dhjetor 1992 dhe hyri në fuqi në Korrik 1994.

Kosova u bë anëtare fuqiplotë e CEFTA 2006 në Korrik 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Struktura: Në Kosovë ekzistojnë 3 Nënkomitete:

1) Nënkomiteti për Masa Sanitare dhe Fito-sanitare që udhëhiqet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;                                                                                                                               2) Nënkomiteti për Dogana dhe Origjinë të Mallit që udhëhiqet nga Doganat e Kosovës dhe Nënkomiteti për Barriera Teknike dhe jo-tarifore që udhëhiqet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). Gjithashtu, në kuadër të MTI-së ekziston Pika e Kontaktit i cili bën koordinimin e punës së këtyre nënkomiteteve dhe përfaqëson Kosovën në takimet e CEFTA-s.

Sa i përket ndikimit të CEFTA-s në Kosovë, mund të theksojmë se avantazhet dhe disavantazhet me anëtarësimin tonë në këtë marrëveshje janë si vijon:

Avantazhet:

Me hyrjen në CEFTA Kosovës i është dhënë mundësia të ketë qasje në tregun me rreth 30 milion konsumatorëve,

CEFTA jep mundësi që të eliminohen barrierat jo-tarifore,

Diskutimi i çështjeve të ndryshme tregtare në forume rajonale,

Anëtarësimi në CEFTA i ka dhënë Kosovës një shans që të mësohet me rregullat e tregtisë brenda kornizave të BE-së,

CEFTA është e hartuar në bazë të rregullave të OBT-së ku Kosova synon të jetë anëtare.

Disavantazhet:

Nëse shikojmë në periudhë afatshkurtër mund të thuhet që Kosova nuk ka përfituar sa është pritur për shkak të problemeve politike që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të jenë pengesë në zhvillimin e tregtisë me disa vende të rajonit.

Në përgjithësi, nëse shikohet në periudhë afatshkurtër Kosova nuk ka përfituar sa është pritur por nëse shikohet në periudhë afatgjatë atëherë mund të themi se jemi në rrugë të mirë për të përfituar edhe më shumë nga kjo marrëveshje. Sektori i prodhimit në Kosovë po vazhdon të zgjerohet dhe produktet e saj janë duke u bërë konkurruese jo vetëm në vendet e CEFTAs por gjithashtu edhe në BE dhe më gjerë si p.sh në SHBA.

Marrëveshja e CEFTAs përveç karakterit ekonomik dhe tregtar, konsiderohet edhe si marrëveshje politike dhe njëkohësisht përgatitë vendet për tu mësuar me rregullat e BE-së dhe WTO. Pra, CEFTAn mund ta konsiderojmë si një instrument para-hyrës për anëtarësim në BE.

Ueb-faqja e CEFTA-s:http://www.ceftatradeportal.com/

(theksime nga ueb faqja zyrtare e Doganave të Kosovës www.dogana.rks-gov.net)

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org