Rregullat e komunikacionit

Rregullat e komunikacionit në Kosovë janë të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në komunikacion rrugor (02/L-70). Ky ligj i obligon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të veprojnë në përputhje me dispozitat (rregullat ) e trafikut dhe të shenjave të trafikut që janë të vendosura në rrugë, dhe shenjave,urdhëresave që japin personat e autorizuar.

Me këtë ligj përcaktohen bazat kryesore të ndërsjella të marrëdhënieve dhe sjelljeve të pjesëmarrësve si dhe subjekteve tjera në komunikacionin rrugor, kushtet bazë që duhen t`i përmbushin rrugët shikuar në zhvillimin e komunikacionit rrugor, sistemi i shenjave të komunikacionit, dhe shenjat që japin personat e autorizuar zyrtar, detyrat në rast aksidentit në komunikacion rrugor, përgatitja e kandidatëve për shofer, dhënia e provimit për shofer, si dhe kushtet për të fituar të drejtën për drejtimin e mjetit; mjetin tërheqës, pajisjet dhe pajimet të cilat duhen t'i kenë mjetet,dimensionet, masa e përgjithshme dhe ngarkesa boshtore e mjetit si edhe kushtet të cilat duhet t'i plotësoj mjeti në komunikacion.

Rruga nënkupton çdo rrugë publike dhe rrugë e pa kategorizuar në të cilën zhvillohet komunikacioni.

Trotuari nënkupton sipërfaqen e rregulluar posaçërisht për lëvizjen e këmbësorëve, e cila nuk është në nivel me rrugën automobilistike ose është e ndarë në mënyrë tjetër nga rruga.

Vendkalimi i shënuar i këmbësorëve nënkupton pjesën e sipërfaqes së rrugës automobilistike e destinuar për kalimin e këmbësorëve nëpër shtresën në fjalë e shënuar me shenja përkatëse.

Ndalje nënkupton çdo ndërprerje e lëvizjes së mjetit në rrugë në kohëzgjatje deri tre minuta ,pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës më të cilat rregullohet komunikacioni.

Parkimi nënkupton çdo ndërprerje të lëvizjes së mjetit në rrugë në kohëzgjatje më shumë se tre minuta, pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës më të cilat rregullohet komunikacioni.

(theksime nga Ligji për sigurinë në komunikacion rrugor 02/L-70 sipas ueb faqes zyrtare www.mi-ks.net)

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org