Provimi për patentshoferë

Organizimi i provimeve për patentë shoferë në Kosovë ka filluar në verën e vitit 2002. Provimi për patentë shoferë zhvillohet në shtatë njësi rajonale në Kosovë, të njohura si Njësitë për patentë shoferë në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës. Këto njësi gjenden në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

DOKUMENTET DHE PROCEDURAT PËR PAJISJEN ME PATENTË SHOFER TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR HERË TË PARË DHE SHTIM TË KATEGORIVE.

Sipas udhëzimit administrativë Nr. 23/2008-MPB

Kërkesa për pajisje me patentë shoferë për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në këto raste kërkohen këto dokumente:

- Certifikata mbi dhënien e provimit,

- Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,

- Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij,personi,

- Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,

- Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,

- Dëshmi në rastin e ndërrimit të të dhënave personale,

- Certifikatën shëndetësore.

Të dhënat në patentë shofer duhet të jenë të njëjta si në letërnjoftim:

- Mbiemri ,

- Emri ,

- Data dhe Vendi i lindjes ,

- Numri personal ,

- Fotografia ,

Nëse këto të dhëna nuk përputhen me ato të letërnjoftimit, qytetari është i obliguar të ndërrojë,patentë shoferin në pajtim me të dhënat e letërnjoftimit.

Për pajisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës nevojiten këto dokumente:

për ndërrim, korrigjim, të humbur si dhe vazhdim.

Sipas udhëzimit administrativ Nr. 22/2008-MPB

PËR NDËRRIMIN E PATENTË SHOFERIT TË UNMIK-UT ME PATENTË SHOFERË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

- Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut,

- Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen e  pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;

- Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D. DE),

Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).

- Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit,
(Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).

- Raporti policor i cili nuk mund të jetë me i vjetër se 6 muaj.
(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ),

- Fletëpagesa prej 15 Euro.

Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- brenda Kosovës me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

- Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së,

- Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,

- Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. (A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E . D. DE).

PËR QYTETARËT MBI MOSHËN 65 VJEÇARE EDHE PËR KATEGORINË (B,BE).

- Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ e nënshkruar dhe vërtetuar nga Zyrtari i ZSHPSH-së;

- Fletëpagesa prej 15 euro.

PËR PËRMIRËSIMIN E GABIMEVE NË PATENTË SHOFERË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

- Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,

- Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës me gabime,

- Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit,

- Fletëpagesa prej 15 euro,

(Korrigjimin e patentë shoferit mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.

PËR PAJISJE ME PATENTË SHOFERË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PAS HUMBJES VJEDHJES OSE DËMTIMIT .

- Certifikata nga Gjykata Komunale për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit që e ka të humbur Patentë Shoferin,

- Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj,

- Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,

- Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës në raste dëmtimi,

- Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit,

- Fletëpagesa prej 15 euro.

PËR VAZHDIMIN E PATENTË SHOFERIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

- Kërkesa e cila plotësohet në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë shoferëve,

- Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës,

- Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose të pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,

- Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE,

- Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit.
(Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka humbur patentë shoferin e Republikës së Kosovës tre muaj para skadimit të vlefshmërisë së Patentë Shoferit ),

- Raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj,
(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut),

- Fletëpagesa prej 15 euro.

Mesatarisht për një vit në Kosovë pajisen me patentë shofer rreth 25000 veta.

Patentë shoferi i lëshohet dhe vazhdohet në afat vlefshmërie prej 5 viteve, kurse personave të moshuar mbi 65 vjeç në çdo dy vite në bazë të certifikatës mjekësore i vazhdohet patentë shoferi.

(theksime sipas ueb faqes zyrtare të Ministrisë së punëve të brendshme www.mpb-ks.net)

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org