Polica e sigurimit

Përgjegjëse për sigurimet e mjeteve motorike në vendin tonë është Byroja Kosovare e Sigurimeve. Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga 10 kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për qëllime jofitimprurëse. Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh institucionit tonë statusin e Byrosë Nacionale të Sigurimit me të drejta të pakufizuara, në cilësi të byrosë paguese dhe byrosë trajtuese, që garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtarë të sigurimit.

Byroja financohet nga anëtaret e saj dhe veprimtaria e së cilës mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës. Në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimit funksionon Fondi i Kompenzimit, Sigurimi Kufitar, Qendra Informative e Sigurimit dhe Kartoni i Gjelbër.

(theksime sipas ueb faqes zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimeve www.bks-ks.org)

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

13º C Prishtinë
21º C Pejë
13º C Prizren
13º C Gjilan
13º C Mitrovicë
13º C Ferizaj
20º C Tiranë
15º C Shkup
Kontakti

AMRKS

Bregu i Diellit, Zona e Jugut,

Objekti 1/1, Lokali A

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: info@amrks.org

www.amrks.org