Kalimet kufitare

Në Kosovë aktualisht ka 15 pikë kalime kufitar që janë operacionale , 13 prej tyre janë pikë kalime kufitare të përhershme dhe 2 janë pikë kalime kufitare të përkohshme. Krusheva dhe Orqusha, janë nën mbikëqyrjen e pikë kalimit kufitar të Vërmicës.

Pikë kalimet kufitare të trafikut rrugor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë: Vërmica, Qafa e Prushit dhe Qafa e Morinës.

Pikë kalimi kufitare i trafikut rrugor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi është "Kulla".

Pikë kalimet kufitare të trafikut rrugor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë janë: Bërnjaku, Jarinja, Merdari, Mutivoda, Dheu i Bardhë dhe Muçibaba.

Pikë kalimet kufitare të trafikut rrugor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë: Hani i Elezit dhe Glloboqica.

Pikë kalimi kufitar i trafikut hekurudhor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është Hani i Elezit.

Pikë kalimi kufitar i trafikut ajror është në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.

Abonohu per Newsletter

M
F

Moti

º Prishtinë
º Pejë
º Prizren
º Gjilan
º Mitrovicë
º Ferizaj
º Tiranë
º Shkup
Kontakti

AMRKS

Str. Eduard Lir nr. 158, Arbëria

10000 Prishtina, Republic of Kosovo

(0) 800 50800

Email: info@amrks.org