Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e Inspektimit, Auditimit dhe Sistemeve Intelegjente në Transport kemi vendosur të bashkojmë të gjithë aktorët kyç me interes dhe angazhim për sigurinë në rrugë me synim shkëmbimin e praktikave më të mira nga vendi, regjioni dhe shtetet evropiane.

Konferenca e 6-të Ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Intelegjente në Transport” është rezultat i bashkëpunimit të Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Asociacionit Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, Institutit të Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, si edhe Forumit të Kosovës për Sigurinë në Rrugë. Kurse këto aktivitete do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës.

Këtë vit në kuadër të Konferencës do të organizohet Festivali i I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”, i cili synon të sjellë metoda të reja dhe më praktike për  mënyrën e të menduarit kritik tek brezat e rinj përmes edukimit dhe filmit, duke krijuar mundësi të shprehjes të kreativitetit të tyre.

Konferenca dhe Festivali do të mbahen me date 24-27 Janar 2019 në Prishtinë.

Prezantimet

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!